Mamaja e Ergi Dinit gjen paqe vetëm në një vend (FOTO LAJM)

Vdekja e këngëtaritnjohur Ergi Dini padyshim që tronditi thellë gjithë shqiptarët dhe botën e muzikës.

Por familja e tij ishin ata që përjetuan dhimbjen më të madhe.
Edhe për familjarët e këngëtaritnjohur Ergi Dini, jeta ka vazhduar edhe pse me dhimbje të madhe.

Motra e tij, Barbana përmes postimeve në rrjetet sociale, nuk lë rast pa e kujtuar të vëllanë për t’i treguar atij se i mungon çdo sekondë të ditës.

Sot këngëtarja ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet së bashku me të ëmën. Kjo është hera e parë që shohim të ëmën e Ergit, Mimozën pas ndarjes nga jeta e djalit të saj.

E veshur me të zeza, mësuese Mimoza dhe vajza e saj Barbana duket se kanë gjetur qetësi në krahët e njëra-tjetrës.“Në vendin e vetëm në tokë ku gjej qetësi…në krahët e tu”,-shkruan Barbana krah fotos. Kujtojmë që këngëtari Ergi Dini, 22 vjeç humbi jetën nga një aksident me motor mbrëmjen e 21 nëntorit të vitit të kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2017, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori