Malmstrom: Kosova po përparon me vizat
Kosova ka përparuar në negociatat me Brukselin për liberalizimin e vizave. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe eurokomisarja e punëve të brendshme, Cecilia Malmstrom.
“Dërguam mision para një muaji dhe konfirmuam se në Kosovë është bërë përmirësim i dukshëm, por nevojitet edhe shumë të bëhet”, deklaroi Malmstrom.

Njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë janë të vetmit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor të cilëve u nevojiten viza për hyrje në shtetet e Bashkimit Evropian, pasi që Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi morën regjim pa viza në vitin 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina një vit më vonë. /albeu.com/


Shtuar më 04/10/2011, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori