Maliqi tregon "skenarët" e Reformës Zgjedhore: Vendi ka 2 rrugëzgjidhje, por Rama do ngërç politik
Deputeti i Kuvendit Lefter Maliqi ka bërë thirrje që marrëveshja e arritur mes palëve në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore të shkojë sa më shpejt në Parlament për t’u votuar pasi sipas tij, vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje parlamentare dhe për kryetarët e rinj të bashkive.

“Pasi disa deputetë të opozitës së re të ndërshëm do votonin marrëveshjen e arritur në rezidencë, të firmosur nga Rudina Hajdari, Gjiknuri, mazhoranca, Vasili e Bylykbashi,
Rama vazhdon skenarin e tij për bllokimin e reformës”, tha ai për mediat.

Ndërsa apeloi se vendi tashmë ka dy rrugë:

Rama të bindet për një pakt marrëveshje, ti bindet ndërkombëtarëve ose ti dalë kundër.
Të bjerë të votojë marrëveshjen ose ti bindet përsëri ndërkombëtarëve të pranojë sistemin danez të njëjtën që tha ambasadorja amerikane. Por Rama s’do as marrëveshjen politike as listahapura por ngërc politik.

Për këtë pasi e pa që votat nga opozita e re ishin për tu bërë sa më shpejt, do përdorë deptuetët që dalin në rresht e binden.

Pasi e përcau opozitën e shqiptarët, artistët, përdor opozitën e re që e ka bërë lëmsh dhe atë, që takon e rekomandon deputetët me shkresat për firmë në kafe në takime të fshehta kundër interesave të shqiptarëve.

Deputetët e opozitës së re janë gati të votojnë marrëveshjen e re me listahapura pa u fshehur. Rama do krizën poltiikë, përdor skenarin e fundit 29 deptuetë se tre prej tyre janë tërhequr për të ndryshuar koalicionin, kjo tregon se rilindja e oligarkëve ka frikë nga koalicioni.

Duke ditur që 45% të votave i mori me tepsi me timon, me mafien, me Gjushi e Tahirin e fortë tani do të vejë në votime si një parti e vetme.

Ta bjerë marrëveshjen sa më shpejt, qoftë me listahapura qoftë marrëveshjen që u bë në rezidencë, Rama po bën me Covid …duke shtuar të infektuarit për të mbajtur në panik popullin. Populli ka nevojë të vejë në zgjedhje legjitime sa më shpejt, parlamentare dhe bashkiake në një ditë”.
Shtuar më 15/06/2020, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori