Maliqi sulmon Ramën: Boll si plak i moçëm e me çitjane në varrim, si nuk u shemb ky Kuvendi
Deputeti Lefter Maliqi gjatë seancës së sotme plenare ka akuzuar drejpërdrejtë qeverinë për keqmenaxhimin e pasojave të tërmetit.

Maliqi tha se shifra e parashikuar në Buxhetin e vitit të ardhshëm për rindërtimin është qesharake, dhe një mënyrë shume e mirë për të gjetur paratë do të ishte që të hetoheshin pasuritë e ministrave dhe ish-ministrave.

Fjala e Maliqit

“Për vitin 2020 janë 300 milionë dollarë vetëm për investime, vetëm kryeministria ka 10 milionë euro më shumë, por jo mo jo nuk është kjo vetëm, është babëzia, a e dini ju që këta që janë këtu pjesa më e madhe, kanë aq shumë të ardhura jo sa për 5 mijë apartamente por për 10 mijë. Po kjo është hetimi që nuk bëhet kurrë, pa hetoni njeherë dhe shihni se ku kanë shkuar lejet e ndërtimit.

Leje babezi, kush mban përgjegjësi për shkollat që u prishën, Emin Duraku dhe Sami Frashërit apo me shoë që lyen shkallët lali Eri doni që ti mbuloni të gjitha. Mirë do ishte që të binin dhe muret e këtij Kuvendi, por nuk thotë kot ajo shprehja popullore që nuk bie pika në….

Duhet të mblidhen të gjitha dosjet, pasi kjo është një vrasje me paramendim dhe e organizuar, të lirohen burgjet nga ata të dënuar për 30 gramë hashash, dhe të mbushen me oligarkët, pse për lot është sot, që vini këtu dhe i derdhni, unë s’kam çfarë jap, vetëm nëse jap shpirtin. Kjo është politika e qelbur, vete kryeministri dhe ngre fëmijët si topa, i thotë rri pas zëvendësit të tij, nuk i jep dorën nëndrejtorit të policisë, çfarë Rilindi në Shqipëri?

Varfëria, fatkeqësitë, korrupsioni, çfarë nuk prunë këta në këtë vend, jo mor jo, po nuk i ra tërmeti në kokë ky nuk ikën. Ka çuar ministrin e Bujqësisë që të drejtojë gjithë shtabin, ku janë mo zyrtarët e lartë që drejtojnë operacionet, nuk ka rënë një pulari që shkon ministri i Bujqësisë.

Unë vetëm një kazoniere mund të jap, po këta mund të japin miliarda, boll me mjekër si plak i moçëm, boll me çitjane në varrim, me çitjane te të rënët që kanë rënë dëshmor për këtë vend, ky është një turp.


Shtuar më 05/12/2019, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori