Ka video, kush është kryebashkiaku socialist i filmuar duke thithur "mall"
Deputeti Lefter Maliqi ditën e sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama pëe lidhje me botën e krimit.

Maliqi ironizon duke thënë se shpreh keqardhje se kryeministri është i sëmurë dhe nuk heq dorë nga lidhjet me kriminelët.

"Më vjen keq që ky kryeministër i sëmurë nuk heq dorë për tu takuar me kriminelë. E mbushi parlamentin me kriminelë. Kemi kryebashkiakë kriminelë. Dy ikën. I treti është i Vaut të Dejës. I katërti po jua them ju, një pjesë e medias e dinë. Do të dalë shpejt, nëse nuk del ka ndërhyrje. Është i tillë që thith mall, kryertar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, heroinë. E di se e kam burim të sigurt.Ky ka vetëm një meritë, mashtrimin"u shpreh Maliqi.


Shtuar më 07/11/2019, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori