Duke filluar nga e Hëna nga Muriqani kalojnë vetëm personat me
leje qendrimi, me
leje pune, ata të
cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të
cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).
Ndërkohë Drejtoria e Kufirit ka njoftuar se nuk ka ndryshime, për sa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar ndërsa thekson se të njëjtat rregulla vlejnë për të gjitha pikat e
kalimit kufitar Shqipëri –Mali i Zi.
Njoftimi i plotë
Autoritetet e Policisë Malazeze, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Pikës së
Kalimit Kufitar Bozhaj/Hani i Hotit, sqarojnë se në kuadër të kufizimeve të reja për shkak të pandemisë COVID-19, deri ditën e hënë, datë 23.11.2020, do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me
leje qendrimi, me
leje pune, ata të
cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të
cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).
Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të
cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi.
Nuk ka ndryshime, për sa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.
Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e
Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të
cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.
Policia Kufitare Shkodër, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të
cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të
Kalimit Kufitar.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.
Shtuar më 21/11/2020,
ora 09:37