Malazezi kontrabandon dy ton armë në Siri
Pëlqej
Një malazez është kapur në kufirin sirian, pasi ka dashur të kontrabandojë 2 ton armë në këtë shtet.

Stanislav Radoviç, 48-vjeç, u arrestua në kufi, teksa përpiqej të trafikonte armë të vogla dhe rreth 20 mortaja, raporton "Dan" e Podgoricës.

Autoritetet siriane dyshojnë se Radoviç, ka ngarkuar me armë një kamion në Tripoli, që ishte i ndihmave humanitare dhe u përpoq ta fusë brenda Sirisë.

Vlera e armëve të konfiskuara vlerësohet të jetë diku tek rreth 1 milionë dollarë.

Armët, kryesisht ishin pistoleta dhe Kallashnikov të prodhimit rus dhe jugosllav.

Dyshohet se këto armë, dikur janë përdorur në mënyrë ligjore në ish-Jugosllavi dhe Bashkimin Sovjetik.

Radoviç ka punuar më parë për shumë organizata botërore ndërkombëtare, por i është hequr licensa, për shkak se ka kryer shumë vepra penale. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori