Malaj mohon zërat për një parti të re
Ish deputeti Arben Malaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike të gjitha zërat të cilët qarkullojnë për një angazhim të tijin politik.

Arben Malaj nuk ka qëndruar në heshtje, por ka argumentuar qëndrimin e tij pse ai ka qëndruar larg politikës, duke ofruar përkushtimin e tij për mësimdhënie.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme lidhur me angazhimin e tij në formimin e një partie të re.

"Përshëndetje,
Ka disa ditë që në disa rrjete sociale dhe media shpërndahen lajme lidhur me angazhimin tim në formimin e një partie të re.
Theksoj se nuk jam i angazhuar në ndonjë levizje apo parti të re politike.

Aktualisht jam i përkushtuar në mësimdhënie dhe ndjehem shumë mirë mes kolegëve dhe studentëve të mi.

Detyrimin mirënjohës ndaj vendit tim për mandatet publike që kam pasur, mundohem ta plotësoj me angazhimet publike në median e shkruar dhe vizive.

Ndjek nga afër zhvillimet social-ekonomike në vendin tonë si edhe zhvillimet politike. Në analizat publike mundohem të jem sa më profesional dhe me këndvështrim pozitiv lidhur me përballimin e sfidave aktuale. Përkohësisht nuk kam ndonjë ambicje të përshpejtuar për angazhime konkrete politike", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori