''Makthi'' i pompave të ujit në Durrës, kapet autori i tetë vjedhjeve radhazi
Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja”. Zbardhen dhe dokumentohen edhe disa vjedhje të ndodhura më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në banesën e shtetasit E. L., në lagjen nr. 18, Durrës.

Gjithashtu ky shtetas është autori i dyshuar i vjedhjeve si më poshtë:

•Më datë 04.01.2020">2020, në lagjen nr. 1, Durrës ka vjedhur disa dyer të banesave në një pallat në administrim të shtetases N. K.

•Më datë 15.01.2020">2020, në lagjen nr. 5, Durrës, ka vjedhur një pompë uji, në banesën e shtetasit Gj. N.

•Më datë 05.02.2020">2020, në lagjen nr. 18, Durrës, ka vjedhur 4 pompa uji në banesën e shtetasit S. D.

•Më datë 11.02.2020">2020, në lagjen 17/1, ka tentuar të vjedhë në një pallat të dëmtuar nga tërmeti (nga ku banorët ishin larguar).

•Më datë 21.03.2020">2020, në një fondacion, në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur pompën e ujit dhe një pajisje me vlerë 12.000 lekë.

•Më datë 16.04.2020">2020, në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur 10 pompa uji.

•Më datë 25.05.2020">2020,në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur disa steka me cigare, në kioskën në pronësi të shtetases N. F
Shtuar më 19/05/2020, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori