Makinën mbushur me drogë, si u kap 32 vjeçarja në Vlorë
Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi në makinë i është gjetur 27 kilogram kanabis.

Policia arrestoi edhe një 38 vjeçar në banim në Tiranë si edhe një 32 vjeçare me banim në Belsh.

Droga u gjet në makinën e tyre Voslkëagen.

Njoftimi i plotë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikimlëndëve narkotike.

Sekuestrohen 27 kg cannabis sativa, vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për trafikimlëndëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur që në një nga rrugicat e qytetit të Vlorës të lokalizohej automjeti i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike dhe falë ndërhyrjes në kohë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. J., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F. D., 32 vjeçe, banuese në Belsh, Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Voslkëagen” me drejtues shtetasin E. J. dhe pasagjere shtetasen F. D., Policia gjeti në bagazh dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 27 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën këta shtetas do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të shtetasve E. J. Dhe F. D., për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Shtuar më 02/06/2020, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori