E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Makina u rrotullua disa herë në ajër, humb jetën mjeku shqiptar
Një mjek 66 vjec ka gjetur vdekjen në një aksident në Itali.

Ngjarja tragjike është regjistruar në autostradën A25 pak metra nga dalja e Villanovës në drejtim të Pescarës në Itali.

Policia lokale ka rindërtuar edhe dinamikën e aksidentit të rëndë:Doktori po udhëtonte me dy persona të tjerë brenda një Mercedesi B-Class dhe po kthehej në Abruzzo nga Fiumicino, ku në rrethana ende të panjohura, shoferi humbi kontrollin e makinës duke u përplasur me trafik-ndarësen, duke u rrotulluar disa herë.

I ndjeri, i cili ndodhej në ulësen e pasme, doli nga dritarja dhe përfundoi në mes të rrugës. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori