Makina shkrumbohet totalisht nga flakët, shmanget tragjedia
Një makinë është shkrumbuar plotësisht në afërsi të fshatit Bejar, në Mallakastër. Raportohet se mjeti është përfshirë nga flakët në mënyrë aksidentale, duke u djegur i gjithi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të autostradës, ndërsa zjarrfikëset dhe efektivët e repartit të Mallakastrës kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Siç shihet dhe nga fotot, flakët kanë shkrumbuar totalisht makinën, në të cilët nuk dihet nëse ka pasur njerëz.
Shtuar më 05/08/2019, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori