Makina përplasi këmbësorin në Durrës, policia jep detajet
Një makinë ka përplasur një këmbësorDurrës vetëm pak minuta më parë.

Mësohet se makina e tipit Opel me targa AA 156 NN, e cila po udhëtonte nga “Ura e Dajlanit” drejt Durrësit ka përplasur këmbësorin që tentonte të kalonte në krahun tjetër të rrugës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.03.2018, rreth orës 16:50, në vëndin e quajtur”Ura e Dajlanit”shtetasi G.T. 41 vjeç, banues në Durrës duke drejtuar mjetin tip Opel ka aksidentuar shtetasin këmbësor P. K. 50 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori