Makina përplaset me shtyllën elektrike, lëndohen rëndë 3 shqiptarë në Itali
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhurItali, ku sërish janë protagonistë shqiptarët.

3 persona ishin duke udhëtuar me një makinë, kur janë aksidentuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Carbone drejt Marcianise. Të tre shqiptarët banonin në zonë.

Shoferi duket se ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar jashtë rruge, e duke u përplasur me shtyllat e elektrikut.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ti nxjerrë 3 shqiptarët nga makina.

Të tre janë dërguar me urgjencë për në spital, por për njërin nga shqiptarët mjekët thanë se është në gjendje të rëndë me prognozë të rezervuar.
Shtuar më 15/09/2019, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori