Makina përplaset me bordurën e rrugës, humb jetën 31-vjeçari në aksin Elbasan-Tiranë
aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut një 31-vjeçar me iniciale B.M ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin mbi makinën që ai drejtonte. Mësohet se i riu ka ndërruar menjëherë jetë.

Njoftimi i policisë:

aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shtuar më 20/07/2019, ora 08:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori