Makina përplas vajzën teksa kalonte rrugën, dërgohet me urgjencë në spital
Një vajza është aksidentuar sot në mesditë në rrugën “Teodor Keko” kur një automjet e ka përplasur teksa ajo kalonte rrugën.

E lënduara është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e makinës.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:03 në rrugën “Teodor Keko” automjeti me drejtues shtetasin Sh.P, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E.Ç, e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. P është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Shtuar më 21/12/2019, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori