Një fëmijë 5-
vjeçar është
aksidentuar pak më parë nga një mjet në fshatin Çermë
Sektor, Divjakë.
Sipas policisë,
shtetasi me inicialet Xh. L., 54 vjeç banues në Çermë
Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka
aksidentuar të miturin, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Shoferi 54-
vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Lushnjës dhe po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.
Njoftimi
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:10, në fshatin Çermë
Sektor, Divjakë,
shtetasi Xh. L., 54 vjeç banues në Çermë
Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka
aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit,
shtetasi Xh. L dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 13:23