Mbytet një 59-vjeçar në Sarandë, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një 59-vjeçar ka mbetur i pajetë në Sarandë.

Shtetasi me iniciale XH.Ll banues në Librazhd është mbytur aksidentalisht në det.

Njoftim policie

Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com