Makina përfundon mbi stola në Durrës, një i plagosur
Një person ka mbetur i plagosur nga një aksident i ndodhur sot në qytetin e Durrësit. I lënduari, që po ecte me biçikletë, i preu rrugën një makine.

Mësohet se drejtuesi i automjetit devijoi dhe përfundoi mbi stola, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Pakujdesia e drejtuesit të biçikletës raportohet se është bërë shkak për aksidentin.
Shtuar më 15/10/2019, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori