Makina merr përpara çiklistin, dërgohet me urgjencë në spital i riu
Një aksident ka ndodhur pak më parë në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur një 22 vjeçar teksa po ecte me biçikletë.

I riu është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:34, në rrugën e “Elbasanit”, në kryqëzim me rrugën “Qamil Guranjaku”, mjeti me drejtues shtetasin B.B., ka përplasur biçiklistin B.R., 22 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 03/06/2020, ora 20:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori