Makina luksoze, vila dhe biznese: Dalin detaje nga aktiviteti kriminal i vëllezërve nga Mirdita
Vëllai i Sokol Markut, të cilit ditën e djeshme iu sekuestrua një pasuri me vlerë 5 milionë
euro, është Elson
Marku.
Sokol
Marku dhe vëllai i tij, nga viti 2008 deri në vitin
2015">
2015, kanë
përfituar transferta në vlera monetare të larta nga disa vende të BE, si Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca.
Sipas dosjes rezulton se aktiviteti i tyre kriminal duket se ka qenë i shtrirë në një numër të lartë të vendeve të Bashkimit Evropian.
Këto para ata i investonin në blerjen dhe tregtimin e makinave. Nga muaji mars i 2011 deri në mars të
2015">
2015, Sokol
Marku ka
përfituar 30
transferta me vlerë totale 12.316
euro, nga persona të ndryshëm.
Ndërsa nga korriku 2014 deri në gusht
2015">
2015, ka dërguar 1.127
euro në favor të tre personave, të afërt të tij drejt Italisë. Belgjikës, Spanjës dhe Suedisë.
Kurse Elson
Marku, nga data 7 korrik deri në datën 14 korrik ka
përfituar dy
transferta, njëherë 1.633 franga zvicërane dhe një herë tjetër 48.235 franga.
Transferta parash ka
përfituar edhe babai i tyre.
Sokol
Marku, përgjatë 2008 deri në 2010 ka
përfituar nëpërmjet transferave 16.850
euro. Ndërkohë nga periudha janar 2010 deri në gusht
2015">
2015 ka përfituat 37
transferta në vlerë totale 17.850
euro nga shtetas të ndryshëm. Këto vlera janë futur nga Italia, Zvicra, Greqia, Gjermania dhe Franca.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se pasuria e tyre ishte regjistruar në emër të personave të tretë, kryesisht familjarë e rreth shoqëror. Në emër të dy vëllezërve
Marku ishin të regjistruara vetëm disa automjete.
Sekuestrimi i pasurisë së vëllezërve
Marku është bërë një ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 makina, apartamente, biznese dhe lokale.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 10:26