Makina luksoze ishte e blinduar: Çfarë u zbulua pas shpërthimit që tronditi Tiranën
Detaje te reja janë zbuluar ditën e sotme për shpërthimin që ndodhi në Tiranë, ku një makinë luksoze u hodh në erë.

AbcNews mëson se se makina “Mercedez-Benz CLS” me targa gjermane, të cilës iu vu tritoli ishte e blinduar. Pronari i saj Artion Bylyku është tregtar makinash, ndërsa policia po heton versionin e tentativës për ta eliminuar për shkak të konkurrencës.

Ndërkohë bëhet me dije se Bylyku ka qenë i përfshirë në një sherr me një grup të rrezikshëm në Tiranë disa vite më parë, por sipas tyre mundësia që shpërthimi të ketë lidhje me këtë përplasje është e ulët.

Shpërthimi

Artion Bylyku ka qenë gati duke hipur në makinë, por ajo shpërtheu në momentin që ai përdori antifurtën për ta hapur. Kjo është edhe arsyeja pse Bylyku i ka shpëtuar ngjarjes së rëndë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin që ka vënë tritolin, ose për të parë trajektoren e ndjekur nga ai. Sipas burimeve në hetuesi, Bylyku ka thë se nuk ka pasur konflikte.

Makina ishte e parkuar poshtë pallatit, ku banonte edhe pronari. /abcnews.al
Shtuar më 18/10/2019, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori