Makina konfiskohet nëse parkoni në këtë pjesë të kryeqytetit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga ora 07:00 deri në 24:00 kushdo që ka veturë të parkuar apo parkon në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë, do t’i konfiskohet.

Rruga ndodhet në rrethinë të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe Policia ka ndërmarrë këtë aksion për shkaqe sigurie, shkruan Indeksonline.

Sot do të zhvillohen dy ndeshje gjysmëfinalerrethit parakualifikues në Ligën e Kampionëve.

Nga ora 15:00 Tre Penne luan kundër Santa Coloma ndërsa Feronikeli ndaj Lincoln Red Imps zhvillohet nga ora 20:45.
Shtuar më 25/06/2019, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori