Makina humb kontrollin, plagosen dy persona në Librazhd
Dy persona janë plagosur pasditen e sotme pas një aksidenti në aksin Librazhd-Përrenjas.

Sipas informacioneve paraprake, shoferi i një makine ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Njoftimi i policisë:

aksin rrugor Librazhd –Prrenjas, në fshatin Pishkash, shtetasi H.P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë aksidentuar dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Prrenjasit, jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori