Makinë 8 000 euro, iPhone X dhe syze Gucci! Kush ia mundëson jetën e luksit Xhisielës?

Xhisiela Maloku u ndalua sot nga gazetarët teksa hipi në makinën e saj. Më shumë se me detajet, gazetarët u morën me lajmin e ditës, i cili është shpërthimi i tritolit në shtëpinë e gjyshërve të saj, ku edhe vetë Xhisiela jeton.

Xhisiela deklaroi se besonte se tritolin ia kishte vendosur opozita me arsyen se ajo i kishte prishur lojën politike që ata kishin ngritur në kurriz të saj.

Por, përtej deklaratave, në prononcimin e shkurtër që Xhisiela dha për gazetarët të bën përshtypje një detaj i rendësishëm që zbërthen ndoshta edhe një pjesë të të gjithë kësaj historie të ngatërruar mes saj dhe Rexhep Rrajës, i akuzuar se e ka rrahur.

Xhisiela Maloku u filmua teksa drejtonte një makinë tip Peugeot 208.

Ky version u hodh për herë të parë nga kompania franceze në vitin 2012, ndërsa prodhimi seri filloi një vit më vonë.

Makina që drejton Xhisiela, e cila nuk është në emrin e saj por të një koncesionari në Tiranë është e vitit 2017 dhe e re kushton minimumi 20 000 euro.

Ndërkohë, një makinë e tillë e përdorur kushton mesatarisht 8 000 euro në treg, shkruan Albeu.com.

Gjithashtu, në duart e Xhisielës gazetarët panë një celular iPhone X, ndërsa në kokë një palë syze Guçi, të cilat nëse janë origjinale shkojnë deri në 400 USD.

Nga ana tjetër, Xhisiela Maloku ka deklaruar se në shtëpinë e saj punon vetëm mami.

Ka mjaft të rinj dhe të reja në Tiranë që punojnë nga një apo dy punë për vite të tëra, por nuk arrijnë të kenë një jetë të tillë si e vajzës me histori kontradiktore nga Nikla e Fushë-Krujës. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2018, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori