Makina e policisë përplaset me pemën, çfarë ndodhi në rrugë
Një automjet tip “Golf” i ka prerë rrugën automjetit të policisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i madh” në Fier.

Në automjetin “Honday” po lëvizte një punonjës policie me inicialet K.C., të cilit i është prerë rruga nga një mjet tip “Golf”.

Si rezultat i manovrës për të shmangur aksidentin, automjeti i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Ndërkohë mësohet se si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë këmbësori M. M., 54 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.

Fier/Informacion paraprak

Sot në lagjen “Sheq i madh” , Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Vija e ngjalës”, një automjet tip “Golf”, ende i paidentifikuar, duke dalë nga një rrugë dytësore për në rrugë kryesore, i ka prerë rrugën automjetit të policisë tip “Honday” me drejtues punonjësin e policisë K. C, i cili lëviste në drejtimin Sheq-Fier.

Si rezultat i manovrës për të shmangur aksidentin, automjeti i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Gjithashtu, ka goditur dhe dëmtuar lehtë një këmbësor, shtetasin M. M., 54 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.

Eshtë njoftuar SHÇBA dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shtuar më 19/11/2020, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori