Makina del nga rruga dhe bie në lumë, raportohet një viktimë
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në daljeMaliqit.

Një person me emrin Gjergj Elmazi raportohet se është mbytur, por ende nuk ka informacion zyrtar nga policia.

Informacion paraprak

Më datë 29.11.2018, rreth orës 03:45, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në daljeMaliqit, një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit.

Pritet ardhja e polumbarëve. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2018, ora 08:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori