“Nalnu bre nalnu”, video e plotë nga sherri i dhunshëm në Kuvendin e Kosovës

Publikohet video e plotë nga përleshja e dhunshme që plasi sot në Kuvendin e Kosovës, ku u sulmua edhe kryeministri, Albin Kurti.

Në video dëgjohet thirrja “Nalnu bre nalnu”, ndërsa më pas ndërhyn kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili thërret policinë brenda Kuvendit.

Si ndodhi përleshja:

Përleshje filloi kur Kurti u gjuajt me një shishe ujë gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kohës që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dha Hajdar Beqa.

Në kuvend ka ndërhyrë edhe policia.

Para se të sulmohej, Kurti në Kuvend foli për Radoiçiçin, dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa dite para se të formohej qeveria e tij.

“Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme, ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë, ka qenë në Prishtinë. Tash, kontributi ynë, është që është në një hotel në Kopaonik, në Serbi”.

Opozita ditëve të fundit, sikurse edhe në këtë seancë, ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë pergjime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendoje, Mimoza Kusari-Lila, ku ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listes Serbe, Milan Radoiçiq.

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kritike e vazhdueshme ndaj persove që kanë mbajtur kontakte me Radoiçiçin.

Milan Radoiçiç është nënkryetari i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Ai po ashtu kërkohet nga Kosova për dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.

Radoiçiq po ashtu përmendet në aktakuzë si “udhëheqës të grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçi 135in u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim.

/albeu.com/


Shtuar 13.07.2023 12:30