Vëzhgoi Nikulajn para ekzekutimit, zbardhet dëshmia e Harriet Bridgeman

Vezhgoi Nikulajn para ekzekutimit, zbardhet dëshmia e Harriet Bridgeman

Mësohen detaje të reja rreth Harriet Bridgeman për të cilën policia shqiptare ka dyshime se ishte pjesë e grupit të vëzhgimit që çoi në vrasjen e Ardian Nikulajt në 16 Prill.

Top Channel ka siguar dëshminë e britanikes 27 vjeçare pasi ajo do të arrestohej mesditën e të Dielës së shkuar.

“E kam mësuar vrasjen pasi në llogarinë time në Facebook më erdhën shumë kërcënime. Nuk hezitova aspak të lidhesha me Ministrinë e Punëve të Jashtme Angleze dhe me Ambasadën Angleze në Tiranë. E bëra këtë se doja të jepja shpjegimet e mija” ka deklaruar ajo.

Drejtësia shqiptare e akuzon si informator kryesor në vrasjen e Nikulajt, gjykata angleze refuzon arrestimin e Simpson Harriet Bridgeman e pa punë, nënë e një fëmije 8 vjeç, u la e lirë me kusht nga gjykata, pasi babai i saj ofroi si garanci 20.000 stërlina.

Bridgeman bashkë me Thomas Mithan mbërritën në Rinas, në të njëjtin avion me datë 3 Prill dhe hipën në një makinë tip Golf që i çoi drejt Shëngjinit.

Mithan qëndroi vetëm 36 orë në Shqipëri, e u largua më pas duke hequr dorë nga bashkëpunimi me pjesën tjetër të grupit.

Gjykatës së ekstradimeve iu tha po ashtu se në ditën kur Mithan u largua nga Shqipëria Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt shfaqen për herë të parë të dy bashkë në hotelin Coral, duke bërë filmime tek sa Ardian Nikulaj qëndronte atje.

Seanca e radhës e këtij procesi ekstradimi në Londër do të mbahet në fillim të Qershorit.

 

Nikulajn ekzekutimit harriet bridgeman deshmia

 


Shtuar 5.05.2023 21:03