Makina bie nga ura prej 100 metrash, niset me urgjencë në spital 37 vjeçari
Një aksident ka ndodhur në aksin Skrapar- Prishtë ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash.

Ngjarja ka ndodhur në Urën e Blëzeckës teksa një 37-vjeçar i identifikuar si Alban Hasanllari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Tiranë.

Mjeti po kalonte në një urë teksa është aksidentuar duke rënë nga ura direkt dhe në lumë.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton arsyet e aksidentit, ndërsa paraprakisht mësohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Shtuar më 18/10/2020, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori