Makabër, nëna dhe dashnorja e saj i presin penisin 9-vjeçari, pastaj kokën
Një nënë braziliane dhe e dashura e saj lesbike janë akuzuar për prerjen e penisit të djalit të saj 9 vjeç, para se t’ia prisnin atij kokën. Shkak për këtë është se vogëlushi kujtoi se e dashura e nënës ishte babai i tij dhe se ai ishte kthyer në pengesë për marrëdhënien në çift të tyre.

Rosana Candido, 27 vjeçe, dhe Kacyla Pessoa, 28 vjeçe, pretenduan gjithashtu se i vunë djalit një organ të rremë seksi femëror sepse ai donte të ishte vajzë.

Ata gjithashtu u përpoqën t’i nxirrnin sytë duke përdorur një thikë, pasi nëna Candido e goditi të birin disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Samambaia, rreth 20 milje nga kryeqyteti Brazilia. Nëna ishte larguar nga banesa e ish-bashkëshortit pasi ky i fundit kishte humbur kujdestarin ndaj të birit rreth 5 vjet më parë, përcjell TCh.

Pas kryerjes së vrasjes çifti i lesbikeve e kishte të vështirë fshehjen e trupit. Disa pjesë të trupi i dogjën në një barbecue, ndërsa disa nga mbetjet e tjera të trupi i futën në valixhe dhe i hodhën në kanal. Të dyja femrat kanë rrëfyer për vrasjen dhe torturimin që i kanë bërë vogëlushit.
Shtuar më 16/06/2019, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori