“Veç një herë të ta puth dorën” Rudina Dembacaj kujton babain e ndjerë: Nuk rri dot pa ty

Dy vjet më parë, aktorja e humorit Rudina Dembacaj përjetoi një nga humbjet më të mëdha, ndarjen nga jeta të të atit. Ndryshe nga personazhe të tjera, që momente kaq delikate zgjedhin t’i mbajnë për vete, ajo e ka shprehur qoftë në rrjete sociale, qoftë në daljet publike se sa shumë e ndien mungesën e tij dhe ka folur hapur për lidhjen e tyre të ngushtë.

Sot, në dy-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ajo po publikuar një foto nga banesa e tij e fundit, shoqëruar me këto fjalë të ndjera: “Dy vjet pa ty! Unë nuk rri pa ty, asnjë moment të ditës. Je kudo, në çdo situatë, në çdo vështirësi e gëzim. Më mësove si me përjetu, ba. Të dua shumë, shumë”

Kurse në një foto tjetër po aq emocionuese, ajo shfaqe duke shtrënguar dorën me të shoqëruar me mbishkrimi “Veç edhe një herë, të ta puth dorën”.