Biden: Do të kandidoj në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se planifikon të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por nuk është ende gati ta shpallë planin e tij zyrtarisht, raportoi NBC.

” Unë synoj të kandidoj … por ne nuk jemi gati ta shpallim ende ,” tha Biden në një intervistë në emisionin “Today” të NBC.

Bashkëpunëtorët e Biden konfirmojnë në të njëjtën kohë se kreu i demokratëve po përgatitet për fushatën e tij zgjedhore./albeu.com./