Majlinda Bregu: Lulin e njoh që në gjimnaz, më nervozon sa dua t’i bërtas
Pëlqej
Majlinda Bregu tashmë ka pak kohë që është larguar nga politika, dhe sipas saj jo me dëshirë.

Bregu ka folur pa doreza për marrëdhënien e saj me Lulzim Bashën në ABC Neës dhe ka pranuar se Lulzim Basha e nervozon.

Gjatë intervistës, Breu tha:

Unë e njoh herët Lulin, që në gjimnaz pavarësisht se pastaj u shkëputëm, sa dhe kam folur kaq shumë sa më duket e them po mirë është kaq elegante e të them gjithë ditën sa gabime bën Luli.

Luli bën dëngaz gabime gjatë gjithë ditës dhe në politikë gjatë gjithë kohës në politikë. Më nevrikos me lehtësinë që i merr gjërat ndonjëherë, nuk arrij ta ndaj në disa vendime është më shumë i lehtë apo djallëzor.

Të kisha mundësi që t’i bërtisja fort që nuk është vetëm karriera jote në lojë, por po shkatërrohet një forcë e tërë politike që ishte aset në politikën shqiptare me të mirat dhe të këqijat. Por kishte një vokacion të pastër Perëndimor". /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2018, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori