Majlinda Bregu braktis PD për PDIU? Ja fotoja që ngre dyshime (FOTO LAJM)

Majlinda Bregu është një ndër figurat më të komentuara në Partinë Demokratike.

Herë për përvojën e gjatë në PD, herë për kritikat ndaj Lulzim Bashës, e herë për jetën e saj personale dhe familjen.

Por çfarë po bëhet me jetën e saj politike?

Pas lënies jashtë listës së PD-së, Majlinda Bregu tashmë nuk është më deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Përveç kësaj ajo ka shkëputur dhe ftohur marrëdhëniet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha të cilin e ka akuzuar për humbjen e PD-së më 25 qershor.

E në të gjithë vorbullën e krizës së PD-së, Majlinda Bregu sapo ka postuar një foto me bashkëshortin e Mesila Dodës, Enkel Demin.
Mesila Doda u largua nga PD dhe iu bashkëngjit PDIU-së.

Mos ndoshta edhe Majlinda Bregu do të bëjë të njëjtën gjë, meqë është lënë jashtë PD-së nga Basha?

Këtë se themi dot me siguri, por koha do të vërtetojë se çfarë do të ndodhë me jetën politike të Bregut. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori