Dhjetėra faqe interneti dhe blogje tė ndryshme greke kanė ripublikuar artikullin e ish-kryeministrit
shqiptar Pandeli
Majko qė pėrbėnte editorialin e faqes sė parė tė gazetės elektronike
politike Metarithmisi nė numrin e saj tė djeshėm.
Shkrimi i Majkos, i pari ekskluzivisht pėr shtypin grek, ėshtė njė pėrgjigje dhe njė replikė ndaj artikullit tė ish-ambasadorit grek nė Shqipėri dhe kėshilltarit Aleksandros Malias pėr ēėshtjet ballkanike nė 2005 pranė ministres sė jashtme Bakojanis, tė botuar nė tė njėjtėn gazetė, rreth njė muaj mė parė me titull Greqia dhe
shqiptarėt, fqinjėt e saj.
Majko qė titullon analizėn e tij me pyetjen retorike latine "Shqipėria dhe Greqia quo vadis? pėr tė kuptuar tashmė ēdokush se ēfarė ndodh nė realitet mes Greqisė dhe Shqipėrisė, bie dakord nė faktin qė thekson edhe diplomati grek se marrėdhėniet
politike midis dy vendeve jane nė njė gjendje statike dhe amullie, madje i konsideron ato se kanė arritur nė njė pikė tė vdekur.
Gjithashtu ai nuk kundėrshton edhe faktin se qėndrimet e politikanėve grekė dhe
shqiptarė nė marrėdhėniet dypalėshe kanė qenė tė karakterizuara nė shumicėn e rasteve nga dyshimi, pasiguria, kameleonizmi madje dhe arroganca.
Por rrėnimi ekonomik i Greqisė, krijimi i shtetit tė dytė
shqiptar nė rajon, Kosovės, anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO, ēėshtja pezull e emrit tė Maqedonisė, fuqizimi i Kroacisė, roli i Serbisė dhe "zbarkimi" ekonomik i Turqisė krijon sipas Majkos njė realitet krejt tjetėr gjeopolitik nė Ballkan dhe nevojėn e njė diplomacie konkrete.
Ish-kryeministri i Shqipėrisė thekson se faktori
shqiptar ėshtė tashmė njė nga mė tė rėndėsishmit nė rajon, kėshtu qė vonesa e njohjes sė pavaresisė sė Kosovės nga Athina si dhe qėndrimi i ngurtė me Shkupin pėr emrin duke mėnjanuar
shqiptarėt si aktorė tė ēėshtjes, veēohen si gabime
politike tė Athinės, e cila duhet tė modernizojė sa mė shpejt politikat e saj tė jashtme qė janė kaq anakronikė pėrsa u pėrket fqinjėve.
Me
shqiptarėt nuk duhet folur me gjuhėn e sirenave, shkruan
Majko qė shprehet se maqedonizimi i marrėdhėnies sė Greqisė me Shqipėrinė nuk mund tė jetė zgjidhja e sė ardhmes sė marrėdhėnieve dypalėshe mes Athinės dhe Tiranės.
Ne duam apo nuk duam, i duhemi njėri-tjetrit mė shumė se sa e kundėrta sepse vėrtet grekėt janė kombi qė lindi politikėn, por edhe
shqiptarėt janė fqinjėt e tyre mė tė vjetėr, pėrfundon
Majko. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012,
ora 10:06