Drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran
Mikić dha alarmin në lidhje me sigurinë fizike të kreut të politikanit shqiptar
Dritan Abazoviç, shkruan albeu.com.
Përmes një konference për shtyp,
Mikić tha se një klan mafioz ka kërcënuar
Abazoviçin dhe familjen e tij me eliminim fizik duke paralajmëruar se
nëse i ndodh
diçka atij, atëherë përgjegjës do të jenë krerët e Policisë së Shtetit.
"
Nëse i ndodh
diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović", tha
Mikić në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
"Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodh", shtoi ai.
Shqiptari
Dritan Abazoviç dhe partia e tij janë kyçe për përcaktimin e qeverisë në Malin e Zi. Ai është radhitur në krah të partive anti-Gjukanoviç, megjithatë negociatat mes anëtarëve të koalicionit vijojnë. /albeu.com
Shtuar më 24/11/2020,
ora 14:58