Rrahu për vdekje të moshuarin grek për 300 euro, arrestohet shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga poilicia italiane, pasi pasi ishte shpallur në kërkim vrasjen dhe grabitjen e një të moshuari mbi 80-vjeçar në Greqi.

Shqiptari ishte në kërkim prej dy më shumë se vjetësh, teksa ra në pranga nga Airola.

Sipas aktakuzës, shqiptari në vitin 2010 në Greqi kishte kryer një grabitje ndaj një të moshuari, me bashkëpunëtorë të tjerë.

Pasi e kishin dhunuar me grushte dhe me send të forta, të moshuarit i kishin lidhur duart dhe këmbët duke shkaktuar vdekje nga asfiksia, ndërsa i vodhën 300 euro.

Drejtësia greke e ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin, teksa pritet Gjykata e Apelit të vendosë për ekstradimin e tij drejt Greqisë apo jo.

 


Shtuar 20.04.2023 09:29