"Ma keni bërë Samantën si dashnore", Ronela sqaron ç'ndodhi mes vajzave
Këtë të shtunë tek "Shiko Kush Luan" (aspak rastësisht), ishte ftuar ndër të tjerë, edhe Ronela Hajati. Të gjithë sytë ishin tek ajo kur Rezart Veleshnja e pyeti nëse u mërzit pas reagimit të Samanta Karavellos.

"Ma keni bërë Samantën si dashnore!"- e nisi ajo, për ta zbutur më tej. Meqë "kunjat" mes Young Zerka-s e Samantës u përdorën javët e shkuara ishte momenti për një përgjigje. Pse janë zënë vajzat me njëra tjetrën?

"Çfarë ka ndodhur e quaj budallallëk. S'kam patur kurrë konflikt real me të pandehurën (Samantën). Ideja është që unë kurrë s'kam folur për këtë temë. Nëse më ka përmendur s'di ç'të them. Reagimi s'më mërziti fare. Nuk jemi sharë kurrë dhe s'e di farë çfarë ndodhi. Ajo thjesht iku!"- u shpreh këngëtarja.

Ndryshe nga të tjerët, Ronela u përpoq ta mbyllte me diplomaci dhe paqe gjithë këtë histori. Si? Duke thënë se Samanta është vajzë e mirë dhe duke i uruar fat në jetë. Të tjerat, si interesojnë!
Shtuar më 17/11/2019, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori