"Ma keni bërë Samantën si dashnore", pas debatit virtual reagon Ronela
Këngëtaret e njohura, Ronela Hajati dhe Samanta Karavella, nuk flasin prej vitesh ndonëse dikur ishin mikesha të ngushta. Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre por vajzat nuk humbasin rast pa e thumbuar njëra-tjetrën.

Në sherrin e tyre është përshirë dhe Young Zerka pasi para pak javësh, i ftuar në "Shiko kush luan" ai u shpreh se Samanta nuk e meriton famën që ka. Këngëtarja nuk vonoi t'i përgjigjej, duke përshirë dhe Ronelën në gjithë këtë situatë. “O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”, u shpreh ajo.

Më pas e ftuar në 'Shiko kush luan', Samanta tregoi se artistët me të cilët nuk do donte kurrë një bashkëpunim, janë pikërisht dyshja e lartpërmendur- Ronela dhe Zerka shkruan tch.

Pas të gjithave, edhe Ronela ka diçka për të thënë. Ajo është e ftuar te "Shiko kush luan" të shtunën dhe në një video të publikuar është shprehur "Ma keni bërë Samantën si dashnore". Më shumë do të mësojmë nesër dhe mbetet vetëm të presim.
Shtuar më 15/11/2019, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori