Konfirmohet rasti i parë me Ebola

Një rast i ri i virusit Ebola është konfirmuar në veriperëndim të Kongos, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Kërkimeve Biomjekësore, katër muaj pas përfundimit të shpërthimit të fundit të sëmundjes në vend.

Rasti u raportua në qytetin Badaka, kryeqyteti i Provincave Ekuatoriale, tha instituti.

Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ka pasur 13 shpërthime të Ebolës në Kongo në të kaluarën, duke përfshirë një në 2018-2020 në lindje që mori jetën e afro 2300 njerëzve, numri i dytë më i lartë i vdekjeve nga sëmundja.

Gjatë shpërthimit të fundit, përsëri në lindje, 11 persona u infektuan midis tetorit dhe dhjetorit, dhe gjashtë prej tyre vdiqën.