Lumi Ishëm del nga shtrati: Përmbyten disa fshatra në Fushë-Krujë, probleme edhe në Gjirokastër
Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura duke shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Fushë Krujës. Uji ka arritur disa centimetra lartësi në fshatrat Bilaj, Mallkuç dhe Murqinë.

Po ashtu probleme paraqiten edhe në Gjirokastër, në vendin e quajtur Ura e Lumit, e cila është përmbytur si pasojë e reshjeve me intesitet të lartë.

Kjo ka bërë që në këtë aks të rrugës nacionale të bëhet i pamundur kalimi i mjeteve të vogla, ndërsa vështirësi paraqiten dhe për qarkullimin e mjeteve të larta.

Po ashtu në të gjithë qarkun e Gjirokastrës raportohen për rrëshqitje dherash.
Shtuar më 25/01/2021, ora 08:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori