Lum ofezash ndaj opozitës, ja si e "dredh" Rama
Rama është tërhequr nga fjalët fyese që i drejtoi grupit parlamentar demokrat, duke i quajtur “një tufë ku deputetët rrezikojnë të hanë njëri-tjetrin”.

Pas rinisjes së seancës, kryeministri u shpreh: “Ka lloj, lloj tufash. Ka tufa me lule, ka tufa me poezi, por unë e thashë ashtu siç e shoh unë”.

Pavarësisht kësaj tërheqje, grupi parlamentar i PD tha se do t’i drejtohet Byrosë së Kuvendit për ta përjashtuar Ramën.

Në fjalën e tij në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, Rama ka akuzuar opozitën se nuk e ka dashur Reformën në Drejtësi. Me tej ai ka nënvizuar se ka ende kohë për ta votuar bashkarisht, edhe pse ka paralajmëruar se në fund ajo do të miratohet edhe pa të. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori