Lugina kërkon drejtësi jo hipokrizi, VV mbështet Preshevën( FOTO-LAJM)

Update -Lëvizja Vetëvendose përmes kësaj një deklarate për mediat ka falenderuar pjesëmarrësit që morën pjesë në protestën e realizuar sot në solidaritetit me popullatën shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.


Afërsisht 10 mijë qytetarë ju përgjigjen ftesës së Lëvizjes VV në protestë. Qytetarët marshuan përgjatë rrugëve të Prishtinës për t’u mbledhur në sheshin Nëna Terezë para Teatrit Kombëtar ku të pranishmëve iu drejtuan Vlora Shaqiri, përfaqësuese e shoqatës “Vatra”, shoqatë kjo që mbledh dhe përfaqëson shqiptarët e shpërngulur nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, Belgzim Kamberi, drejtor i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Preshevë, dhe kryetari i Lëvizjes Vetevendosje Albin Kurti.


Kurti, duke kritikuar Qeverinë e Kosovës për braktisjen e shqiptarëve në Preshevës përsëriti edhe njëherë kërkesat e protestës, pa të cilat gjendja e shqiptarëve në këto tri komuna nuk mund të përmirësohet.


Protesta kishte katër kërkesa:
Respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm.
Ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë.
Kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë.
Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.



15:13- Ashtu sikurse kishin lajmëruar, aktivistë të lëvizjes vetevendosje por edhe qytetare kanë nisur
marshin në mbështetje të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Duke brohoritur, “Me hajna s’ka bashkim”. “Lugina donë drejtësi jo hipokrizi”. “Lugina është e jona”. “Thaçin e japim, Luginën se japim” etj. Ata po mbajnë flamuj kombëtar dhe të UÇK-së, si dhe parulla të ndryshme.
Protestuesit janë nisur nga Biblioteka Kombëtare për në rrugën “Agim Ramadani”. Ndërkohë që përmes një deklarate VV njoftoi se njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndaluar autobusin me protestues që po vinte nga Prizreni dhe kanë arrestuar dy persona. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2013, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori