"Luftova për jetën time", flet infermieria në Greqi që u sulmua nga shqiptari (VIDEO)
Ditën e sotme një shqiptar i shtruar në një spital grek, ka sulmuar infermjeren e më pas është vetëhedhur nga ballkoni duke gjetur vdekjen.

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja, teksa bëhet me dije infermierja ndodhet e shtruar në spitalin “Attica” të Athinës.

“Luftova për jetën time. Për pak ai më preu damarin e qafës“, mësohet t’i ketë thënë ajo kolegëve menjëherë pas sulmit sipas mediave greke.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë në spitalin e “Attica-s” në Greqi, e cila ka tronditur edhe stafin.

Bashkëshorti i infermierës, i cili është mjek në të njëjtin spital ndodhet në gjendje shoku, ndërsa policia është duke hetuar për shkaqet që çuan 59 vjeçarin të kryente aktin e rëndë.

Shtuar më 31/08/2020, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori