"Luftë" për klikime, plasin kunjat nga "Përputhen" për "Love Story" (FOTO LAJM)

Prej disa muajsh, në ekran na ka shoqëruar emisionin më i ri në “Top Channel”, “Për’puthen”.

Ky format i ri, i ngjashëm me “Uomini e Donne” në Itali, ka fiksuar publikun përpara ekranit dhe është kthyer në programin më të diskutuar mes shumë polemikave e debateve.

Vetëm 3 javë më parë në RTV Klan filloi një tjetër “Reality Dating Shoë” , i cili mban emrin “Love story”, në qendër të të cilit është një djalë, për të cilin “luftojnë” 18 vajza.

Njohjet e të rinjve në ekran janë kthyer në kryefjalën e ditës nga e hëna në të premte, teksa të gjithë kemi vrarë mendjen se kush është shpirti binjak i kujt.

Padyshim lufta për audincë është e ashpër, teksa nuk kanë munguar as kunjat mes tyre.

Bora Zemani, moderatorja e “Për’puthen” ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, ku ka bërë me dije lajmin se kanë arritur 100 milion klikime në Youtube për 60 puntata.

Mirëpo, “kunjën” këtë herë e kishte rezervuar Flori Gjini, moderatori i emisionit, i cili i tha Borës:

“Po ju pse nuk keni dalë në lajme si disa programe të tjera?”

Kujtojmë se, në edicionin qendror të lajmeve në RTV Klan një ditë pas puntatës së parë të emisionit u transmetua se ishin arritur 1 milionë klikime ende pa kaluar 24 orë.

Shtuar më 01/12/2020, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori