"Luftë" në Athinë për Maqedoninë (VIDEO)
Pëlqej
25 të plagosur, mes tyre mjaft policë dhe një numër i madh makinash të djegura. Ky është bilanci i protestës së sotme në qendër të Athinës kundër Marrëveshjes së Prespës, e cila parashikon ndër të tjera edhe njohjen e Maqedonisë me emrin Maqedonia Veriore.

Grupet e ekstremit të djathtë kanë kundërshtuar marrëveshjen e qeverisë së Tsiprasit duke u mbledhur me mijëra gjatë ditës së sotme në Athinë, raporton Albeu.com.

Nga raportimet mësohet se një ndër të plagosurit është edhe një gazetar i Sputnik, ndërsa mediat greke bëjnë me dije se një i huaj është plagosur me thikë në rrethana ende të pasqaruara.



Greqia dhe Maqedonia nënshkruan Marrëveshjen e Prespës pak muaj më parë, e cila i hap rrugën shtetin Ballkanik që të integrohet në BE dhe NATO, ndërsa kënaq grekët sa i përket emërimit gjeografik.

Marrëveshja është ratifikuar në të dy parlamentet dhe tashmë pritet implementimi i saj. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori