"Luftë" me RENEA-n në Vlorë, dalin pamjet e operacionit ku u plagos i shumëkërkuari (VIDEO)
Një aksion për kapjen e një të shumëkërkuari është kthyer në një "fushë-betejë" në Vlorë.

RENEA ka shkëmbyer zjarr me një të akuzuar në Hoshtimë të Vlorë për arrestimin e 47 vjeçarit të shumë kërkuar, Xhevahir Jonuzi.

Ai akuzohet për dy vrasje 20 vite më parë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

RENEA i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Abcneës.al mëson se Jonuzi është plagosur në kofshë dhe do të niset në drejtim të Tiranës për mjekim të specializuar.
Shtuar më 18/01/2020, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori