Preciz dhe me silenaciator, ky është snajperi që vrau Kastriot Reçin (FOTO LAJM)

Ky është snajperi me të cilin u qëllua për vdekje Kastriot Reçi paraditen e së martës në qytetin e Rreshenit.

Atentatori shkrehu një plumb të vetëm duke e goditur në zemër 47 vjeçarin.

Ekspertet dhe gazetarët e kronikës e kanë cilësuar si një vrasje mafioze të rrezikshme, për shkak të armës së përdorur në krim dhe snajperistit që qëlloi me precizion të lartë.

Arma e krimit u gjet pranë pallatit, ku u realizua vrasja dhe është sekuestruar nga policia.

Abc News ka filmuar edhe hyrjen e pallatit 9-katësh në Rreshen, ku ishte ngjitur autori për të realizuar vrasjen. Pallati ka një distancë prej 250 metrash me lokalin e Reçit.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar ngjarjen në emisionin “Abc-ja e mëngjesit tha: “Mënyra e realizimit të vrasjes më tremb, ngjarja ka ndodhur ditën në një qytet të vogël.

Mënyra se si është realizuar tregon se nuk është vrasës i rëndomtë.

Është saktësi kirurgjikale, ka pasur shumë njerëz, mund të shkaktonte dëmë të tjera nëse autori do të kishte zgjedhur armën tradicionale në Shqipëri, kallashnikovin. Vetëm fakti që ky lloj vrasësi është i lirë përbën rrezik. Edhe Forcat Speciale po ta marrin për sipër atë lloj goditje nuk e dimë nëse do ta reazlizojnë me përpikmëri”.


Shtuar 9.01.2020 12:31