Shqipëria dhe Kosova në koalicion me amerikanët në luftën kundër ISIS (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Kosova, Shqipëria dhe Serbia bëjnë pjesë në listën e vendeve të
të cilat janë pjesë e koalicionit kundër Shtetit Islamik të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas një dokumenti të bërë publik nga DAP, 56 shtete dhe NATO e kanë si qëllim:

1) T’i ofrojnë partnerëve irakian përkrahje ushtarake,
2) Të ndalojnë luftëtarët e huaj
3) Të luftohen financat dhe fondet e ISIS-it
4) Adresimi i krizës humanitare dhe
5) Demilitarizimi i ideologjisë së ISIS-it.

Ky dokument vlerëson se dhjetëra shtete tashmë kanë kontribuar në përpjekjet ushtarake, duke ofruar armatim, pajisje, trajnim apo këshillimi. Dokumenti, në pjesën e titulluar “Jo vetëm një përpjekje ushtarake”, më tej vlerëson se kontributi ndërkombëtar ku përfshihet edhe shteti i Kosovës, megjithatë nuk janë dhe nuk duhet të jetë vetëm në aspektin ushtarak. /albeu.com/


Shtuar më 24/09/2014, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori